I dashuri që nuk e ka takuar asnjëherë do qëndrojë në burg deri në 2032, 28-vjeçarja: Do e pres

Soft

I dashuri që nuk e ka takuar asnjëherë do qëndrojë

Njihuni me historinë më romantike dhe të rrallë. Një vajzë 28-vjeçe nga Holanda është fejuar me një të burgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë dënimi, më 2032.

E reja, Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të burgosurin James Dentel, i cili po e vuan dënimin me 20 vite burgim në Oregon për sulm me armë ndaj katër personave. Ai është prapa grilave nga viti 2019. Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë.

I dashuri që nuk e ka takuar asnjëherë do qëndrojë

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet. Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti, më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga burgu.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion