“Penalltia më e manipuluar”, ish- futbollistët legjendarë vërshojnë komentet kundër Anglisë dhe arbitrit

Sport

“Penalltia më e manipuluar”, ish- futbollistët

Motoja “Nuk ishte penallti” po bën bujë në rrjetet sociale, në mbrojtje të Danimarkës, që humbi kundër Anglisë. Raheem Sterling u fut nëpër mbrojtjen e Danimarkës dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal. Megjithëse ndërhyrja ndaj tij ishte e butë, gjyqtari dha shenjë për penallti dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve e shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.

Në mesin e atyre që e kundërshtuan penalltinë ishin shumë ish-futbollistë të mëdhenj botërorë:

“Penalltia më e manipuluar”, ish- futbollistët

Bixente Lizarazu: Nuk ishtë penallti

Rob O’Hanrahan: Se kisha parë Sterling të binte aq lehtë, që nga dita kur u votua Brexit

Roy Nemer: Nuk ishte penallti, por ndeshja luhet në Wembley

Marcel Kiefer: Kjo ishte penalltia më e manipuluar, më vjen keq për Danimarkën

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion