“Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje, uaa!”, si u alarmuan vartësit e Fatos Tushes pas hetimeve

SPAK arrestoi 11 persona në Lushnje, përfshirjë edhe kreun e bashkisë për korrupsion në lidhje me ndërtimin e një kanali vaditës me vlerë 24 milion lekë. Gjithçka nisi nga ankesa që dy kompanitë e skualifikuara nga gara bëjnë në Agjencinë e Prokurimeve Publike në lidhje me vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Lushnjes.
Është pikërisht ankesa që kanë bërë kompanitë “Avdyli” sh.p.k dhe “Bahas” sh.p.k në APP që vë alarmin mes punonjësve të bashkisë dhe kompanisë që u shpall fituese përmes procedurave të parregullta, telefonatat e të cilëve kanë “ngecur” më pas në rrjetën e SPAK.
Pjesë e telefonatave është edhe kryebashkiaku Tushe, i cili i sugjeron ndër të tjera kompanisë që shpalli fitues që të “merret vesh” me “Avdylin” për ta mbyllur këtë “punë”, ndërsa nuk kursejnë fyerjet ndaj tij duke e quajtur “burrë të poshtër”.
Punonjësit e bashkisë alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.
“Uaa do na marrë në pyetje SPAK” shprehet ndër të tjera Blerat Turku, juriste pranë Ndërmarrjes së Pasurive Publike në bashkinë Lushnje. Ajo flet me dikë në telefon dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Blerta: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?
Personi: Cfarë thua?! Për çfarë?!
Blerta: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?


