Gratë në aeroplan nuk pyesin për turpin, zihen se kush do zbresë e para

Soft

Gratë në aeroplan nuk pyesin për turpin, zihen se kush do

Një ngjarje e trupshme ka ndodhur në Los Angelos, që është bërë virale në rrjetet sociale. Mësohet se dy gra, në aeroplan janë zënë se kush do dalë e para. Sipas mediave të huaja, pasagjerët e tjerë ishin mjaft të irrituar nga kjo zënë sepse po bëheshin vonë.

Për këtë situatë, një pasagjere ka shkruar në Tëitter se ajo kishte një sulm ankthi pasi e pa këtë situatë. Ndërsa një tjetër i nevrikosur është shprehur se pothuajse kishte humbur fluturimin e tij, për shkak të kësaj situate të frikshme.

Ndërkohë, disa video nga brenda aeroplanit tregojnë njerëzit që përpiqeshin t’i ndanin këto dy gratë që po përlesheshin. Një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë: “Thirrje për zbatimin e ligjit, thirrje për zbatimin e ligjit”.

Javën e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit e SH.B.A.-së (FAA) tha se toleranca do jetë zero pasi numri i këtyre incidenteve të ngjashme është tepër i lartë. Administratori Steve Dickson është shprehur:  Inspektorët dhe avokatët tanë të sigurisë do të ndërmarrin veprime të forta zbatimi kundër çdo pasagjeri që prish ose kërcënon sigurinë e një fluturimi, me dënime që variojnë nga gjobat deri në kohën e burgut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion