Pamjet e frikshme/ 33-vjeçari ende nuk gjendet. Tym dhe gazra helmues nga magazina në qendrën tregtare

Aktualitet

Pamjet e frikshme/ 33-vjeçari ende nuk gjendet. Tym dhe gazra helmues nga

Këto janë pamjet nga qendra tregtare “casa italia”, pas zjarrit që ra në një magazinë në katin -1, ditën e djeshme në orën 16.


Edhe pse zjarri është fikur, vazhdon të ketë tej mase tym dhe të çlirohen gazra helmuese nga materialet që ruheshin në magazinë.

Ndërkohë zjarrëfikëset, dhe ekipet e shpëtimit po mundohen të zgjidhin situatën ,ndërsa ende kërkohet trupi i Arjan Sula, roje, i cili nga dje nuk gjendet pasi hyri për të shpëtuar të tjerë.

Një nga punonjësit e ekipit të shpëtimit të inxhinierëve të minierave tha se gjendja është shumë e rëndë dhe tymi dhe gazrat e çliruara e bëjnë të pamundur gjetjen e trupit.

“Gjendja është e rëndë , në ato punime , gjendja e ajrimit është e dobët, 250 herë më e madhe se norma, punonjësit janë heronj, i shprehin ngushëllimet familjarëve për viktimën e dyshuar, nuk kemi ç’të bëjmë më tepër, do punojmë për këtë avari, se është shumë e rëndë, tymi është i madh e pamundur të kontrollojmë për viktimën, magazina është shumë e madhe.

Është shumë e vështirë, deri dje dhe sot jemi këtu, të bëjmë të pamundur, por sasia e gazit që del është 250 herë me madhe, rrisku është pas qafe, rrisku i vdekjes”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion