Erdogan thirrje Albin Kurtit: Rishikojeni vendosjen e ambasadës në Jerusalem

Bota

Erdogan thirrje Albin Kurtit: Rishikojeni vendosjen e ambasadës në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e uruar për detyrën e re. Në letër, Erdogan i ka bërë një thirrje për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, që sipas Erdogan, Kurti duhet ta rishikojë.

 “Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Gjithashtu, Erdogan ka vlerësuar edhe përfshirje e Partisë Demokratike Turke të Kosovës në qeverinë e Kosovës, duke e konsideruar tregues vëmendje dhe prioriteti ndaj Turqisë. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Erdogan i bën këtë kërkesë Albin Kurtit, pasi një të tillë ia adresoi edhe para hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ndërkohë, Turqia reagoi ashpër pas hapjes së ambasadës, duke e konsideruar atë një hap të papërgjegjshëm dhe të paligjshëm. Hapja e Ambasadës në Jerusalem ishte pjesë e marrëveshjes së katër shtatorit që u arrit në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion