Vonesat në negociata/ Trump paralajmëron sulme të tjera ndaj Iranit: Do t’i godasim shumë fort sot

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do e sulmojnë sërish ditën e sotme Iranin, madje edhe më rëndë se ditën e djeshme.
"Dje i goditëm rëndë, sot do t'i godasim përsëri rëndë - në rast se nuk e vutë re, në rast se nuk e ndezët televizorin", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke iu referuar Iranit.
"Do t'i godasim rëndë", përsëriti Trump, duke iu përgjigjur gazetarëve në Zyrën Ovale.
Presidenti theksoi më pas se Shtetet e Bashkuara "kanë të drejtë" t'i përgjigjen ushtarakisht Teheranit pas rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache mbi Ngushticën e Hormuzit, dhe shtoi: "Irani mendoi se ishim idiotë, u dhashë më shumë kohë për një marrëveshje, por ata vazhdojnë të hezitojnë".


