Buka me ngjyrues, eksperti tregon mënyrën e thjeshtë si ta dalloni

Soft

Buka me ngjyrues, eksperti tregon mënyrën e thjeshtë si ta

Abdyl Sinani, eksperti i industrisë ushqimore ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ka informuar se ekziston një “hile”, për të parë nëse buka që blemë ka apo jo ngjyrues.

 

Ai tha se shpesh buka e zezë është konsideruar më e shëndetshme se ajo e bardha, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shpesh ajo mund të ketë ngjyrues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të zbuluar nëse ka apo jo ngjyrues, eksperti sugjeron që të lëmë një copë buke për 10 minuta në ujë, nëse ajo lëshon ngjyrë, atëherë ka ngjyrues.


“Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën”,-tha Abdyl Sinani.

ME TE LEXUARAT