“Blerja e tokave në Zvërnec” rriti investimet e huaja me 86% / BSH: Të huajt investuan 1.1 miliardë euro për 6 muaj

Soft

“Blerja e tokave në Zvërnec” rriti investimet e huaja me

Tremujori i dytë i vitit ka regjistruar një rritje të fortë të investimeve të huaja direkte. Afro 741 milionë euro është fluksi i investimeve direkte në muajt prill, maj dhe qershor thotë Banka e Shqipërisë me një rritje prej 86%, ose 398 milionë euro më shumë se një të njëjtin tremujor vjet.

Gjithë këtë rritje Banka e Shqipërisë ja atribuon një ‘projekti madhor’ në pasuri të patundshme por pa zbuluar se për cilin bëhet fjalë.

“Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Por kjo periudhë kohore koicidon me pagesat për projektin e Zvërnecit. Një transfertë prej 195 milionë dollarësh u bë në fund të majit 2026 për llogari të pronarëve shqiptarë të tokës, ku parashikohet të ndërtohet resorti luksoz turistik.

Ndërsa si periudhë 6-mujore investimet e huaja direkte kanë kaluar shifrën e 1.1 miliardë euro, nga 759 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Në vitet e fundit fokusi i investitorëve është i përqendruar kryesisht në pasuritë e patundshme, të cilat kanë marrë 30% deri në 40% të investimeve të huaja.

Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Por tregu real-estate është edhe më i lakuari për pastrimin e parave.

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Janar-Qershor 2025         759 mln euro

Janar-Qershor 2026      1.144 mln euro

Diferenca                      + 385 mln euro

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion