E rëndë në Kofuz, 51-vjeçari shqiptar nën akuzë se ka abuzuar s*ksualisht mbesën e tij 8-vjeçare

Kosovë&Rajon

E rëndë në Kofuz, 51-vjeçari shqiptar nën akuzë

Një çështje veçanërisht e rëndë e abuzimit seksual të një të miture po hetohet nga autoritetet në Korfuz, ku një 51-vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar sistematikisht me mbesën e tij 8-vjeçare, brenda shtëpisë së familjes, në një fshat në pjesën qendrore të ishullit.

Sipas Protothema, çështja nisi të zbardhej pasi 8-vjeçarja u vizitua nga një mjek së bashku me nënën e saj.

Gjatë ekzaminimit, mjeku dyshohet se konstatoi shenja që i referoheshin një abuzimi dhe njoftoi nënën e fëmijës.

Më pas, nëna iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim, duke nisur hetimet për të zbardhur se çfarë kishte ndodhur dhe për sa kohë kishte zgjatur abuzimi i dyshuar.

Nga hetimet paraprake, sipas informacioneve të deritanishme, janë siguruar të dhëna që çuan në arrestimin e 51-vjeçarit. Shqiptari u paraqit sot, më 10 shtator, para prokurorit, ku kërkoi afat për të dhënë dëshminë e tij dhe sipas mediave greke, ai ka mohuar akuzat.

Edhe prindërit e fëmijës kanë bërë kallëzim penal, ndërsa hetimet paraprake vijojnë.

Policia po përpiqet të përcaktojë kohëzgjatjen e abuzimit të dyshuar, rrethanat e sakta në të cilat ai ka ndodhur, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të çështjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion