“Ose ne në Shqipëri, ose Edi në Kryeministri!” / Aktivisti Edison Lika: Diaspora i ka prerë biletën Ramës

Aktualitet

“Ose ne në Shqipëri, ose Edi në Kryeministri!” /

Aktivisti Edison Lika ka folur gjatë protestës së 103-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qytetarët vijojnë rezistencën pa shenja lodhjeje, pavarësisht ditëve të shumta të protestës.

Aktivisti tha se protestuesit e kanë ndarë mendjen për të vijuar rezistencën deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Ose ne në Shqipëri, ose Edi Rama në Kryeministri. Të dyja nuk shkojnë bashkë”, deklaroi ai.

Lika foli edhe për mbështetjen e diasporës, duke deklaruar se një autokolonë me makina është nisur nga Londra drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestuesve. 

Sipas aktivistit, shqiptarët e diasporës nuk kanë planifikuar kthimin pas bashkimit me protestën, por i kanë prerë “biletën” Edi Ramës.

“Diaspora këtë herë na ka thënë që nuk ka prerë biletë kthimi. Biletë kthimi i kanë prerë vetëm Edi Ramës. Ndaj, do t’i presim me krahë hapur dhe bashkë, krah për krah”, u shpreh Lika.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit t’i bashkohen autokolonës ose të udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës.

“Do të jemi çdo ditë këtu për t’i thënë atij se ne e kemi shumë seriozisht dhe, derisa të largohesh ti, ky vend nuk do të gjejë paqe”, tha ai.

Aktivisti Edison Lika: 103 ditë të protestës më të bukur që ka parë Shqipëria në 36 vite. E bukura është se unë nuk shoh lodhje të qytetarëve, pavarësisht 103 ditëve rezistencë. Ata janë këtu, si ditën e parë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë. Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!…

A mund të më thoni një vend tjetër të Europës apo Ballkanit që ka qëndruar 103 ditë në rezistencë te Kryeministria, te Parlamenti, në kryqëzime, kudo ku ka pasur deputetë ose politikanë? Ne jemi këtu dhe do të jemi këtu, sepse e kemi ndarë mendjen: ose ne në Shqipëri, ose Edi Rama në Kryeministri. Të dyja nuk shkojnë bashkë.

Ne jemi këtu, sepse kemi vendosur të gjithë bashkë se nuk shitet Shqipëria. Shitet qeveria. E përveç nesh, mos të harrojmë se sot, në orën 5 të mëngjesit, një autokolonë me makina është nisur nga Londra për të na ardhur dhe të na bashkohen. Diaspora është me ne. E siç e dimë, autokolonës që i është nisur nga Londra do t’i bashkohen shqiptarë të tjerë në Gjermani, Austri e kudo ku ka shqiptarë, sepse ata do të vijnë të largojnë nga pushteti ata që i kanë larguar nga Shqipëria.

Diaspora këtë herë na ka thënë që nuk ka prerë biletë kthimi. Biletë kthimi i kanë prerë vetëm Edi Ramës. Ndaj, do t’i presim me krahë hapur dhe bashkë, krah për krah. Do e rrëzojmë këtë regjim apo jo!

Ndaj, të gjithë shqiptarëve në diasporë që akoma nuk janë bashkuar në këtë autokolonë, apo akoma s’e kanë ndarë mendjen nëse duhet të vijnë apo jo, i bëj thirrje që t’i bashkohen autokolonës, ose nëse nuk munden, të presin biletat që të vijnë dhe ta shpëtojmë të gjithë bashkë Shqipërinë.

103 ditë rezistencë do të bëhen akoma më shumë. Do të jemi çdo ditë në shesh, te Kryeministria, sepse këtu është shtëpia e atij masakari. Nuk i largohemi ditën dhe natën, nuk jemi larguar në të nxehtë dhe nuk do të largohemi as në të ftohtë. Do të jemi çdo ditë këtu për t’i thënë atij se ne e kemi shumë seriozisht dhe, derisa të largohesh ti, ky vend nuk do të gjejë paqe. Dorëheqje!

ME TE LEXUARAT