Bledi Mane ironizon Mark Markun: Mos u trembni! “Gangsteri” i rrugës së Kavajës dhunohet nga gruaja

Soft

Bledi Mane ironizon Mark Markun: Mos u trembni! “Gangsteri” i

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar daljet publike të deputetit të sapozgjedhur Mark Marku, i cili duket tepër i revoltuar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Marku ka deklaruar shpesh që nuk do t’i njohin zgjedhjet, por ende nuk ka një deklaratë konkrete nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mane nuk i ka kursyer notat e ironisë, duke mos lënë pa përmendur dhe të kaluarën e pedagogut.

“Sa herë shikoni Mark Markun kur ulëret nëpër studio televizive qajani hallin. Sa herë revoltohet dhe kërcënon Mark Marku mos u trembni e mos e merrni seriozisht. Bën një jetë të dyfishtë brenda shtëpisë ku intimidohet, poshtërohet e kërcënohet nga ‘gruaja’ e tij dhe sapo zbret shkallët e pallatit, kollitet, trash zërin, aktron dhe shtiret si i frikshëm.

Qajani hallin Mark Markut se nuk e ka me asnjë nga ju, është brenda tij frustrimi i akumuluar nga një jetë mizerje me fëmijëri pa lodra, adoleshencë pa puthje, burrëri pa staturë. Mbetet çirak i një martesë të sforcuar dhe kërkon të shfryjë e të çlirohet. Asgjë nga ato çfarë nxjerr nga goja nuk janë organike, nuk janë të tijat. Imiton dhe përcjell kërcënimet që i ka hasur çdo ditë në katund, në pyll, në konvikt dhe po çdo ditë dhunohet jo vetëm verbalisht nga gruaja e tij por edhe nga mënjanimi që i kemi bërë edhe ne ish studentët e tij. E njohim mirë ndaj edhe ju pijani lëngun porsi ne. Është kërcell i tharë nëpër të cilin kurrë nuk ka qarkulluar eliksir. Mos e këpusni, mishërojeni!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion