Lulzim Basha përballje për herë të parë me rivalin për kryetar të PD-së, vendimi i fundit i tij

Politikë

Lulzim Basha përballje për herë të parë me rivalin

Lulzim Basha po “nxeh” bazën e partisë në përgatitje të aksionit opozitar, ku drejtuesi politik i Lezhës Mark Marku mbrëmjen e djeshme paralajmëroi se në skenar janë edhe protestat.

Një ditë pasi mblodhi kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, pasditen e sotme Lulzim Basha në orën 18:00 do të mbledh deputetët që fituan në 25 Prill dhe Kryesinë e Partisë, ku pjesë e saj është edhe Fatbardh Kadilli.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli bëri përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e PD-së në zgjedhje dhe për këtë arsye i kërkoi që të japë dorëheqjen, ndërsa shpalli kandidaturën për të marrë drejtimin e së djathtës shqiptare.

Zërat kundër tij ishin të shumtë duke përfshirë Edi Palokën, Grida Dumën, Ervin Salianjin dhe shumë të tjerë, por pasditen e sotme do të jetë përballja e parë e Bashës me rivalin e tij për kryetar të PD-së, ku pritet që të ketë debate.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion