Dje u hapën baret dhe restorantet, ja sa infektime u shënuan gjatë 24-orëve në Greqi

Bota

Dje u hapën baret dhe restorantet, ja sa infektime u shënuan

Greqia shënoi 1 387 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që numri i të vdekurve ishte 84 duke çuar në një total prej 10 668 jetësh të humbura nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 783 të intubuar në spitale, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Greqia hapi baret dhe restorantet dje duke u bërë gati për sezonin turistik edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet i lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion