Protestat e studentëve, Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për 28 persona

Aktualitet

Protestat e studentëve, Gjykata e Tiranës jep sot masat e
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvilluar prej disa ditësh në kryeqytet.

Seancat janë planifikuar të nisin në orën 09:00, ndërsa çështjet do të shqyrtohen nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.

Procedurat gjyqësore vijnë pas incidenteve të shënuara gjatë protestave në Tiranë, ndërsa gjykata do të shqyrtojë masat përkatëse ndaj personave të përfshirë. Kujtojmë se prej 8 ditësh rinia shqiptare proteston kundër qeverisë Rama, ndërsa situata në fjalë ka sjellë arrestime masive.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion