Zihet ngushtë, u kap në tualet por këngëtari deklaron se nuk po i fshihej policisë: Jam për qejf këtu, do vija vetë...

Showbiz

Zihet ngushtë, u kap në tualet por këngëtari deklaron se nuk
Ditën e sotme është shoqëruar në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.

Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij. Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë.

Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion