Shkrumb e hi, digjet një automjet në aksin Elbasan-Tiranë, dalin detajet e para

Aktualitet

Shkrumb e hi, digjet një automjet në aksin Elbasan-Tiranë, dalin
Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion