Alarmi për eksploziv në Durrës, arrestohen dy personat që instaluan lëndë plasëse me celular pranë makinave

Aktualitet

Alarmi për eksploziv në Durrës, arrestohen dy personat që
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Sinjali”, duke zbardhur ngjarjen e 28 gushtit në lagjen nr. 3, ku u gjet një sasi lënde plasëse e lidhur me një telefon celular.

Në pranga kanë rënë dy persona të dyshuar si autorë, 47-vjeçari S. Ç. dhe 46-vjeçari M. T., ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate celulare që do t'i nënshtrohen ekspertizës.



Njoftimi:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular. Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.

Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT