Zhaklin Lekatari përplaset me Mërtirin për fetë: Kush je ti që më tregon mua çfarë të besoj?

Showbiz

Zhaklin Lekatari përplaset me Mërtirin për fetë: Kush je ti

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel foli për besimin e shqiptarëve në fe dhe gjatë argumentimit të saj pati edhe një debat me studiuesin Ergys Mërtiri.

Lekatari tha se vetëm 3% e shqiptarëve janë të deklaruar si praktikues të fesë së tyre ndërsa tha se duhen parë edhe anën e errët të feve, të cilat sipas saj mund të jenë edhe një e keqe e madhe.

“3% e shqitparëve janë deklaruar si praktikantë. Atë aktrimin nga komunizmi e kemi trashëguar edhe sot si nëbesim apo mosbesim në fe. Ne flasim sesa na mbush me dashuri besimi në Zot por nuk flasim për anën e errët të feve. Për mënyrën sesi e kanë ndikuar jetën tonë.

Mendoj se fetë mund të jenë një e keqe e madhe. Kanë të mirat e veta por kanë edhe të këqijat e veta. Nuk mendoj se vlerat morale duhet t’i kem të trashëguara nga feja. Mendoj se në qendër duhet të jetë jeta, jo Zoti apo feja”- tha Lekatari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion