Xhensila Myrtezaj ndan me fansat kohët e vështira, falenderon psikologen e saj: Gjatë shtatzënisë…

Showbiz

Xhensila Myrtezaj ndan me fansat kohët e vështira, falenderon

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, ka ndalur pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.

Ajo tha se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën. Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.

Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah.

Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

Xhensila Myrtezaj ndan me fansat kohët e vështira, falenderon

E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale. 

“Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.

ME TE LEXUARAT