Votimi nga publiku eleminon Graciano Taganin për herë të dytë nga Big Brother Vip

Graciano Tagani ka lënë përfundimisht garën ne shtepine e BBA Vip, vetëm pak ditë larg finales së madhe të 25 majiit.
Graciano e lë për herë të dytë shtëpinë e BBV, pas debateve të shumta që pati me gjithë banorët dhe ‘trazoi’ ujërat.
Ai eshte zgjedhur si banori me pak i votuar ne mbremjen e djeshme pas televotimit te dyte te hapur per nxjerrjen e nje banori nga shtepia.
Të shtunën është gjysmëfinalja, ndërsa më 25 maj pritet finalja e madhe ku deri më tani, dy finalistë janë shpallur Romeo Veshaj dhe Jul Deda.
Ditet e fundit, Graciano ishte perfshire ne nje situate te tensionuar me fyerje dhe adresime negative ndaj Heidit.


