Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje, parashikimi për ditën e sotme

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje, parashikimi për ditën e

Të mërkurën vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.

Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit.

Në intervale të shkurtëra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 8 deri 22 °C

-në zonat e ulëta 9 deri 28°C

-në zonat bregdetare 13 deri 27°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion