Xhensila zbulon për herë të parë Amen, video e këngëtares me djalin në Instagram

Showbiz

Xhensila zbulon për herë të parë Amen, video e

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, vetëm pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin, Amen.

Por, këtë herë këngëtarja mjaft e dashur për publikun ka ndarë për herë të parë një video me portretin e tij.

Në video, ajo ndan momentet e ëmbla që po kalon me vogëlushin e saj disa muajsh. Xhensila është gjithashtu nënë e një vajze, Ajkës, e cila gjithashtu shfaqet në shumë postime të këngëtares me vëllain e saj të vogël.

Këngëtarja e “Zemër e helmuar” është bërë kohët e fundit kryefjalë e mediave rozë për ndarjen e bujshme nga partneri i saj, Bes Kallaku, me të cilin është në process divorci.

Ndarja e tyre u vë re fillimisht nga fansat, të cilët panë se çifti mjaft i dashur për ta kishte fshirë çdo moment të kaluar me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Nuk është shumë të themi se Instagrami është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

ME TE LEXUARAT