“Atë e tallnin, ky e mbante afër”, flet babai i fierakut që drogoi të dashurën në Greqi për të ndërprerë shtatzëninë

Ramadan Haxhiaj, babai i 27-vjeçarit Ymer haxhiaj, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij greke 19-vjeçare që të abortonte ka folur për “Shqipëria Live”.
“Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të behej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim, nuk ka njoftuar djali. Është histori e stisur se ajo kalonte mirë me të, ai e donte me gjithë shpirt atë. I thoja mos merr greke merr shqiptare, jo unë e dua thoshte. Nuk donte gjyshja e saj, prindin e kishte në burg, vajti djali në burg e takoi dhe ai tha ‘të trashëgoheni’. Janë të gjithë me kartelë ata.
Ai e donte, kanë dy vjet e ca që punonin bashkë. Athinanë nuk e kisha takuar, kemi folur vetëm në telefon. Para Vitit të Ri më thoshte dua të vij në Shqipëri por ka punë Jani. Djali ka qenë tërë ditën në punë, në darkë kishte ikur te prindërit e saj. Djali e merr në telefon dhe ajo i thotë nuk ndihem mirë dhe ai e mori e dërgoi në spital. Aty e zbuloi të vërtetën. Ata i kanë dhënë ilaçe për ta dështuar. Ia ka dhënë gjyshja dhe e ëma. Deklarimet i kanë bërë ata për të futur djalin në burg. Ata duheshin por se donte gjyshja, më ka thënë djali që nuk do ajo. Ma tha para një jave, po bën një javë ky muhabet. Më tha dyshoj që është shtatzanë.
Ne se dimë të vërtetën, dolën në gjyq sot, por u shty për të hënën. Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njerinë e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo. Ai punon në park lojërash, nuk zihej me njerëzit. Ka bredhur në gjithë Greqinë prej vitesh. Bashkë kishin dy vite që punonin, atë e tallnin të tërë, ky e mbante afër se i vinte keq. Pastaj u rregulluan me njëri tjetrin, vajza ngulte këmbë më shumë. Nuk ka asnjë precedent penal, është me dokumenta. Është njeri i qetë, mundohet t’i zbusë gjërat. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm“
Emri/ Drogoi dhe detyroi të dashurën të abortonte, kush është fieraku i arrestuar në Greqi

Zbardhet identiteti i shqiptarit që dhunoi të dashurën e tij shtatzënë, e cila nga dhuna humbi dhe fëmijën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.
Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.
I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.
Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.
E rëndë në Greqi, shqiptari lidh dhe drogon të dashurën për t’i ndërprerë shtatzëninë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme.
Sipas medies greke ERT një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, ka lidhur, ka rrahur dhe e ka detyruar të dashurën e tij shtazënë të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Mësohet se 19-vjeçarja ishte dy muajshe shtëtzënë.
Të nesërmen në mëngjes, i riu e çoi të dashurën e tij 19-vjeçare në spitalin e Zakynthos ku po trajtohet jashtë rrezikut, por me abort.
Pas një denoncimi, policia arrestoi dje autorin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerje të shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë celularin partneres së tij.


