VIDEO/ “MJAFT MA ME RRENA, KENI LAN’ VEÇ PLAGË” - Luiz Ejlli i bashkohet protestës me këtë “himn”: Secili në ...

Këngëtari dhe artisti i njohur Luiz Ejlli ka vendosur që t’i bashkohet protestës së qytetarëve e cila shënon sot ditën e saj të 14-të kundër projektit të qeverisë për Zvërnecin.
Luzi lajmëron se tashmë ka përfunduar dhe këngën e ytij dedikuar dhe frymëzuar pikërisht nga rezistenca qytetare ndaj kokëfortësisë së qeverisë.
Në rrjetet sociale Luizi ka publikuar një pjesë të saj ku thuhet: “MJAFT MA ME RRENA, KENI LAN’ VEÇ PLAGË”!
Visualizza questo post su Instagram
Më tej Luiz Ejlli ka dhe një mesazh për ata që e akuzuan për inderencë ndaj ngjarjes më të madhe në shënuar në këtë periudhë 36 vjeçare.
“Secili proteston në mënyrën e vet, ju zgjodhët rrugën, unë zgjodha muzikën. Mendova se zëri im do të dëgjohej më mirë përmes një kënge sesa mes turmës.
Më duhej kohë që të krijoja tekstin, muzikën dhe klipin. Më vjen keq për ata që dyshuan dhe ma sollen kurrizin (nuk është hera e parë, jam mësuar).
Ndërsa ju që nuk hoqët dorë, jepini një 2000€ atyre”, shkruan Luiz Ejlli.


