Nga Sara te Moza, Romiri flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Dy javët e para ishin të frikshme, kam qarë te...

Romir Zalla pas daljes nga “Ferma VIP”: “Ishte një eksperiencë shumë e shëndetshme, më riktheu në jetën reale”
Aktori Romir Zalla, një nga fermerët më të komentuar në “Ferma VIP”, është larguar në gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe. Pas humbjes në sfidë dhe televotimit ku ishte përballë Vis-it, Ilirit dhe Sarës, publiku vendosi që ai të ishte më pak i votuari, duke e nxjerrë jashtë garës.
I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Romiri rrëfeu përjetimet e tij brenda formatit, duke e cilësuar eksperiencën si të veçantë dhe të dobishme për shkëputjen nga jeta urbane.
“Kisha një merak që kur të dilja do të më duhej shumë kohë të rikuperohesha, ishte një eksperiencë që përjetuam një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Ajri i pastër, ushqim i shëndetshëm, na qetësoi dhe na relaksoi nga ngarkesa e jetës urbane,” u shpreh ai.
Duke folur për lojën, Romiri tha se nuk ka preferuar të hyjë në strategji të forta apo “lojë të ndyrë”. “Nëse do duhet të bëja shoë, ta fusja profesionin në lojë, do e bëja vetëm në sfida… 70% e fermës nuk mund të hyja në lojë, të fusja në kurth apo t’i futja thikën dikujt. Është diçka që nuk e bëj dot,” deklaroi ai.
Në studio, opinionistja Dasara vlerësoi se aktori duhet të ishte më aktiv në lojë, duke u shprehur se “nuk shoh asnjë shenjë barazimi të Romirit me Sarën”. Ndërsa Zalla iu përgjigj: “Është një opinion, por ka pak paragjykim brenda, unë i kisha lënë te dera dhe kisha hyrë i barabartë mes të barabartëve.”
Ai gjithashtu reagoi edhe ndaj komenteve për raportet e tij me banorët, duke theksuar: “Unë nuk kam qenë kurrë armik me Mozën. Unë kam qenë më shumë mik se të gjithë aty me Mozën. Jo se kisha nevojë për pëliqmin. E kam bërë që javën e parë. që kishte sfidën, ja thash në vesh. i kam konsideruar si njerëz me të cilët duhet të shkoj mirë.”


