Video/ Ledri feston 35-vjetorin, pamje nga festa madhështore në Tiranë

Orët e para të ditës së shtunë e kanë gjetur Ledrin mes njerëzve më të dashur duke festuar ditëlindjen e 35-të.
Ka qenë Sara ajo e cila ka ndarë pamjet nga festa e organizuar për reperin në Tiranë, aty ku janë mbledhur miq dhe të dashurit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria.
Torta e gjitha në ngjyrë të zezë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen, teksa Ledri ka festuar me gotën në dorë.
Edhe pse prindër prej disa muajsh, Ledri dhe Sara nuk kanë harruar asnjëherë të festojnë si dy të rinj që i gëzohen jetës njësoj pavarësisht çdo ndryshimi apo impenjimi.

Vetëm disa ditë më parë, edhe Sara festoi ditëlindjen në një festë madhështore në Prishtinë.


