Kallashnikov dhe municione në shtëpi, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

Kallashnikov dhe municione në shtëpi, arrestohet 64-vjeçari

Një 64-vjeçar, banues në fshatin Xibrakë, në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për "Armbajtje pa leje". 64-vjeçarit me iniciale R.Ç, iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe municion ushtarak.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion