Ilir Meta "braktis" Gjirin e Lalëzit, kapet mat në jug këtë fundjavë: Nga majat e...
Lajmifundit
/
10 July 2021, 11:25
Politikë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në jug të vendit. Kreu i shtetit ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku përshëndet të gjithë ndjekësit e tij.
Me pamjen e bukur të maleve dhe detit të jugut, Meta ka uruar një fundjavë të mbarë.
“Urim fundjave nga majat e Rivieres tonë!” shkruan Meta, krahas videos së publikuar. Si duket presidenti ka vendosur të ndryshojë destinacionin e fundjavës, shpesh herë e kemi parë të ndajë në rrjetet sociale, momente relaksi nga Gjiri i Lalëzit.


