VIDEO/ Futbollisti i bën propozimin special për martesë të dashurës së tij
Lajmifundit
/
5 July 2021, 18:41
Showbiz

Futbollisti amerikan, Hasani Dotson, i propozoi të dashurës së tij në fushë.
Ky veprim i 23 vjeçarit surprizoi edhe tifozët e pranishëm në stadium, të cilët nuk i kursyen brohorimat.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj San Jose, Dotson, shkoi pranë të dashurës së tij, e cila ndodhej në fushë, nxori unazën u ul në gjunjë dhe e propozoi për martesë.
Ajo i tha “po”, duke fituar duartrokitjet e gjithë stadiumit.


