Zjarri shkrumbon një banesë 2- katëshe në Klos, ja dëmet e shkaktuara

Aktualitet

Zjarri shkrumbon një banesë 2- katëshe në Klos, ja

Pasditen e sotme një banesë dy katëshe është shkrumbuar tërësisht nga flakët rreth orës 15:30.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirsisht për shkak të situatës nuk raportohen persona të lënduar, pasi është mësuar se në banesë nuk jetonte njeri, prej 10 vitesh.

Distanca e largët e fshatit me qytetin e Rrëshenit ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, ku për pasojë flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion