Britania e Madhe heq pothuajse të gjitha masat anti-covid

Bota

Britania e Madhe heq pothuajse të gjitha masat anti-covid

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi planet e  qeverisë së tij për të hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit nga 19 korriku. Duke konfirmuar thashethemet për heqjen e plotë të kufizimeve, Boris Johnson tha që të gjitha bizneset mund të rihapen, përfshirë klubet e natës.

19 korriku do të shënojë fundin e një serie kufizimesh. Në veçanti, kufizimet në tubimet e brendshme dhe të jashtme hiqen, po ashtu hiqet respektimi i rregullit një metër distancë. Më në fund në Britaninë e Madhe hiqen edhe detyrimi për të mbajtur maskë.

Nga ana tjetër qeveria Britanike synon të ruajë kufizimet e udhëtimit për vendet në listën e kuqe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion