Pak ditë më parë ishin zhvendosur në Shqipëri, dy ukrainaset u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës

Aktualitet

Pak ditë më parë ishin zhvendosur në Shqipëri, dy

Dy vajzat ukrainase u gjetën pa shenja jete në dhomën e tyre nga shoqja e dhomës. Ndërsa, në vendin e ngjarjes u gjenden dhe disa ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohen se kanë sjellë dhe vdekjen e 25-vjeçares dhe 40-vjeçares.

Sakaq, blutë kanë shoqëruar në polici shoqen e dhomës, e cila sipas proceduarave pritet të merret në pyetje.

Vajzat apartamentin e kishin marrë me qira ditore dhe si pasojë banorët e lagjes nuk kishin një njohje. Si pasojë, nuk kanë dhënë dëshmi të qartë.

Një nga vajzat kishte 2 muaj që kishte ardhur në Shqipëri, ndërkohe dy të tjerat kanë ardhur javët e fundit. Në këto ambiente kishte rreth 1 jave që ishin vendosur. Shoqja e tyre qe i ka gjetur, ka treguar që kanë konsumuar lëndët narkotike. Pasi është zgjuar, ka gjetur dy shoqet e saj të vdekura brenda banesës.

Rezulton se dy ukrainaset kanë hyrë në Shqipëri me datën 1 Maj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion