E dhunoi i biri në mes të rrugës, prek e moshuara: Nuk blen dot ilaçet prandaj është bërë keq

Aktualitet

E dhunoi i biri në mes të rrugës, prek e moshuara: Nuk blen dot
Pamje të rënda qarkulluan disa ditë më parë në rrjetet sociale, ku djali 36-vjeçar shihej teksa dhunonte nënën e tij në rrugë në zonën e Alliasit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur vetë e moshuara. Ajo për “Jetë shqiptare” në RTSH është shprehur se djali, Gentjan Kola ka probleme të shëndetit mendor. Ajo tha se i biri është përkeqësuar për shkak se nuk ka lekë që t’i blejë ilaçet.

“Jetoj vetëm me djalin. Bashkëshorti ka ndërruar jetë para 13 vitesh. Duhet çuar të shtrohet në spital se ka problem të shëndetit mendor.

Nuk i ka pirë ilaçet. Ka qenë pa ilaçe fare. S’ kishim mundësi që t’i blenim ne, se ato bënin 40 mijë lekë. Ai duhet të rrijë në spital që të marr mjekimin e duhur”, tha nëna e 36-vjeçarit.

Kujtojmë që për 36-vjeçarin u dha masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Kanë qenë fqinjët ata që kapën momentin që djali dhunonte nënën, rast që më pas bëri bujë në media.

ME TE LEXUARAT