“Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë, Ola zbulon si e priti familja Adionin: Ai tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë

Showbiz

“Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në

Historia e dashurisë mes Ola Zenelaj dhe Adionit, që në fillim u duk si një lidhje e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë në një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

E ftuar në “Ferma Club”, Ola tregoi se gjithçka u zyrtarizua menjëherë pas daljes nga reality show.

“Adin e kishin pranuar dhe familja ime kishte një simpati shumë të madhe për të, që as unë nuk e prisja. Folëm në telefon dhe menduam nëse do vazhdonte apo jo. Ai tha: ‘Nesër vijmë dhe e zyrtarizojmë’,” rrëfeu ajo.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Vizion Plus (@vizionplustv)

Ajo komentoi edhe hyrjen e vëllait të saj në fermë, duke mbrojtur veprimin e tij: “Vëllai im kishte të drejtë 100%. Ka bërë gjënë e duhur në atë moment.Unë nuk ja shpejgoja dot aty që është e vërtetë me Adin. Dolëm jasht dhe e vërtetuam“.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Vizion Plus (@vizionplustv)

Sipas Olës, lidhja mes tyre ishte kuptuar që brenda fermës, ndërsa tani çifti po jeton bashkë në Kosovë.

“Unë dhe Adi e kishim kuptuar nga brenda. Tani erdha nga Gjakova. Është shumë bukur. Po jetojmë atje,” tha ajo.

Megjithatë, ish-fermerja pranoi se eksperienca në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë emocionalisht dhe se shpesh është penduar për hyrjen në format.

“Jam penduar shumë dhe nëse do e ktheja kohën pas, nuk do kisha hyrë në Ferma VIP, sepse isha shumë rehat. Por ndodhi për një arsye, që të njihja Adionin,” u shpreh Ola.

Ajo shtoi se nga fermerët i mungojnë më shumë Visi dhe Romiri, ndërsa theksoi se eksperienca në fermë i ka zbuluar anë të karakterit që nuk i njihte më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion