Moti i keq përfshin Durrësin, probleme në qarkullim dhe pemë të rrëzuara

Aktualitet

Moti i keq përfshin Durrësin, probleme në qarkullim dhe pemë

Era e fortë dhe reshjet intensive që përfshinë Durrësin këtë të shtunë kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Në zonën e Plepave, disa pemë u rrëzuan si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit. Në vendngjarje ndërhynë shërbimet përkatëse, të cilat punuan për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Moti i keq krijoi gjithashtu vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të qytetit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion