Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

Aktualitet

Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga stuhi ere dhe reshje shiu paraditen e kësaj të shtune, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në autostradën Fier-Vlorë.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë në minimum për të shmangur rrezikun dhe aksidentet në rrugë.

Ndërkohë, brenda qytetit situata paraqitet e qetë deri në këto momente. Reshjet vijojnë me intensitet në periudha të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion