Vëllai i Heidit, banori më i ri në Big Brother Vip? Ja si reagon Romeo kur takon “kunatin”

Showbiz

Vëllai i Heidit, banori më i ri në Big Brother Vip? Ja si reagon

Heidi Baçi ka marrë përsipër një mision sekret në Big Brother Vip ku duhet t’i bindë të gjithë banorët e tjerë që ka një vëlla të dytë.

Ndaj në misionin e dhënë, konkurrentja duhet të prezantonte banorin më të ri të Big Brother Vip, Lidi Delia, sikur është i vëllai.

Heidi Baçit do t’i duhet ta mbajë sekret deri të shtunën dhe të mos zbulojë që në fakt Lidin as nuk e njeh, por është thjesht një konkurrent.

Ajo duhet të shtiret sikur Lidin nuk e ka takuar prej vitesh dhe nuk ia njeh as fëmijët.

Për ta bërë më të besueshme, Lidi është takuar edhe me partnerin e saj Romeo Veshaj, ku ky i fundit fillimisht u shfaq mosbesues, por më pas e priti mirë “kunatin e tij”.

“Nuk po i besoj fare kësaj situate. Heidi nuk më ka folur fare për ty. Çfarë po ndodh o Zot?! Shpresoj të zgjohet vonë që të pimë kafen bashkë.

A është e vërtetë kjo që po ndodh? O sa mirë”, shprehet Romeo Veshaj dhe më pas 3 i bashkohen banorëve të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion