Tërmeti 7.4 ballë rrëzoi qindra pallate në Tajvan, momenti kur njerëzit nxirren nga dritaret
Mëngjesin e sotëm në orën 07:58, një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi Tajvanin, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja për shkak të këtij tërmeti, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit. Nga tërmeti konfirmohen 7 viktima dhe mbi 700 viktima.
Në pamjet, disa banorë mund të shihen teksa nxirren nëpërmjet dritareve nga ekipet e shpëtimit.
Pamje dramatike/ Ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të frikësuar në rrugë, çfarë la pas tërmeti në Tajvan
Një tërmet i fuqishëm tronditi Tajvanin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar 7 viktima dhe dëme të shumta.
Numri i të plagosurve ka shkuar 711, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet e ishullit, të cilët thanë se 77 persona ishin të bllokuar në rrënojat e ndërtesave.
Tërmeti ishte me magnitudë 7.4. Dëmet më të rënda materiale janë regjistruar në qytetin Hualien, një port me 100,000 banorë, kryeqytet i qarkut pak të populluar me të njëjtin emër, ku dy ndërtesa u shembën, duke bllokuar banorët e tyre, sipas departamentit të zjarrfikësve të Tajvanit.
It's from #Taiwan
— ???????????????? ???????????????????????? (@I_G68) April 3, 2024
It's shocking incident happened in Taiwan ! See the Skyscraper condition!
May Allah keep everyone safe..Ameen#Taiwan #earthquake #Tsunami #Taiwan pic.twitter.com/Uu0CBzuTG2
Pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive tajvaneze treguan ndërtesa që anojnë në mënyrë të rrezikshme, veçanërisht në qarkun Hualien në pjesën lindore të vendit.
Pamje apokaliptike pas tërmetit 7.4 ballë në Tajvan, 7 të vdekur, 736 të plagosur, dhjetëra nën rrënoja
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Tajvanin, me shtatë të vdekur, 736 të plagosur dhe 77 persona të bllokuar nën rrënja.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ka shembur disa ndërtesa në qarkun Hualien dhe shumë të tjera kanë ngelur të të anuara, për shkak të mënyrës se si ato janë ndërtuar.
Sipas Administratës Meteorologjike të Tajvanit, epiqendra e tërmetit u zbulua në ujërat 25 kilometra në jug të qarkut Hualien dhe 138 kilometra nga Taipei. Qarku Hualien raportoi shembjen e 26 ndërtesave, ku ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Të gjitha qarqet dhe qytetet në ishull dërguan ekipe speciale kërkimi. Presidenti Tsai Ing-ëen krijoi një zyrë për të koordinuar reagimin emergjent ndaj tërmetit dhe dërgoi forcat e armatosura në zonat më të prekura.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike u regjistruan në të gjithë ishullin, i cili u rikthye kryesisht rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm (03:00 në Shqipëri).
Pamjet ajrore të tërmetit në Hualien tregojnë një rrëshqitje të madhe dheu në shpatin Chongde të autostradës Suhua, ku një zonë e madhe u shemb. Ministri i Transportit Ëang Guocai tha se e gjithë Ura Qingshui në anën veriore të tunelit Daqingshui ishte shembur. Kjo është bërë e ditur nga mediat tajvaneze.
VIDEO/ Tërmeti 7.4 ballë në Tajvan, momenti kur rrëshqet faqja e malit
Një termet me magnitudë 7.4 ballë ka tronditur Tajvanin më i forti në 25 vitet fundit. Po ashtu janë publikuar video kur shihen rrëshqitje të dheut nga malet.
VIDEO/ Momenti kur tërmeti 7.4 ballë godet Tajvanin, jepet paralajmërimi për cunami
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur.
Tërmeti, thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit. Të paktën 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).
Tërmeti me magnitudë 7.4 ka vrarë katër persona dhe ka plagosur më shumë se 700 të tjerë, sipas NFA.
JUST IN: 7.5 magnitude earthquake strikes Taiwan, rocking the whole island and even causing several buildings to collapse.
— Collin Rugg (@CollinRugg) April 3, 2024
The earthquake triggered a tsunami warning of up to 10 feet from Japan.
"Tsunami is coming. Please evacuate immediately. Do not stop. Do not go back,"… pic.twitter.com/E1783aoN3k
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, shkruan CNN.
Taipei,Taiwan earthquake as bridges shake with commuters stuck in traffic pic.twitter.com/FPpaBdWHdC
— IamLegend ???????? (@DarkSideAdvcate) April 3, 2024
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.