“Vazhdo flirto me Aldon dhe Gjestin…”/ Gerta i kthehet Valbonës: O burri i shtëpisë, ty të pëlqejnë vajzat
Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Valbonës dhe Gertës dhe shkak është bërë buxheti i javës. Pasi banorët morën vesh se kishin fituar vetëm 50 për qind të buxhetit nga sfida e “Lori Caffe”, ata nisën duke aluduar nëse ishte për të gjithë apo edhe e atyre që e kanë dështuar atë.
Këtu ndërhyn Gerta duke thënë se ajo është lidere e shtëpisë dhe e di ajo se si do të ndahet buxheti.
“E di unë si e ndaj buxhetin se jam lidere”, tha Gerta, e kaq mjaftoi që Valbona t’i kthehet: “Jo ti nuk je kompetente. Është i të gjithëve. Ça do ndash ti”.
Gjithashtu në momentin që Gerta nisi që të ndante punët e shtëpisë, Valbona kundërshtoi:
“Asnjë punë shtëpie nuk do të bëj. Kur ke qenë herën e parë lidere t’a kam bërë dritë, po nuk e meriton se je shpifëse, mashtruese. I ke të gjitha të zezat”.
Gerta në një moment i thotë Valbonës se është si burrë dhe shton “Edhe ti ke flirtuar me mua, në fillim fare më je ngjitur, me zor të kam shqitur nga vetja”.