Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në lumin Drini i Zi, 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor

Aktualitet

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në lumin Drini i Zi,

Është identifikuar personi që u gjet pa jetë ditën e djeshme në ujërat e lumit Drini i Zi, pranë urës në qytetin e Kukësit.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë. Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte shpallur i zhdukur nga familjarët më 27 korrik, të cilët kishin bërë kallëzim në Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, pasi ai ishte larguar nga banesa dhe nuk kishin më kontakte me të.

Hetimet paraprake nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa pista kryesore që po shqyrtohet është ajo e mbytjes aksidentale.

Grupi hetimor dhe ekspertët mjeko-ligjorë po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion