U vërtetua që nuk ka konsumuar drogë, grupi italian thumbon Francën (Foto)

Showbiz

U vërtetua që nuk ka konsumuar drogë, grupi italian thumbon

Rezultatet e testit të drogës dolën negative dhe grupi italian “Maneskin” po feston për herë të dytë. Ka ardhur reagimi i anëtarëve të këtij grupi, për rezultatet, duke thumbuar kështu Francën. Kjo e fundit kërkoi kualifikimin e grupit italian nga Eurovisioni, pasi u akuzuan për konsumim drogë live në festival.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

U vërtetua që nuk ka konsumuar drogë, grupi italian thumbon

 “Zitti e Buoni renditet e 9-ta në listën botërore të Spotify. Është kënga italiane më e dëgjuar, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Siç ju thamë, Rock’n’Roll nuk vdes kurrë”, shkruan grupi në një postim, menjëherë pas rezultatit zyrtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion