U gjet pa jetë me të shoqen në banesë, zbulohen detajet e vdekjes së aktorit të njohur

Showbiz

U gjet pa jetë me të shoqen në banesë, zbulohen detajet e

Hetuesit kanë zbuluar shkaqet e vdekjes së aktorit, Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa.

Hackman, 95 vjeç dhe Arakawa, 65 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, më 26 shkurt.

Autoritetet lokale zbuluan rezultatet e autopsisë sot. Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, një sëmundje e rëndë e mushkërive, sipas Heather Jarrell, kryehetuesja mjekësore.

Ndërsa, Hackman vdiq nga sëmundja kardiake hipertensionale dhe aterosklerotike, me sëmundjen e Alzheimerit si një faktor të rëndësishëm kontribuues në kolapsin e shëndetit të aktorit.

Jarrell tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të përcaktuar një kohë specifike të vdekjes. Megjithatë, tha ajo bazuar në faktorë të tjerë të rastit, ishte e arsyeshme të konkludohej se Arakawa vdiq më 11 shkurt dhe Hackman shtatë ditë më vonë, më 18 shkurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion