U bë virale në rrjetet sociale gjatë një ndeshje, bukuroshja nga Kosova rrezikon të dëbohet nga Greqia

Showbiz

U bë virale në rrjetet sociale gjatë një ndeshje, bukuroshja

Vetëm tre sekonda mjaftuan që Marigona me origjinë nga Kosova të merrte vëmendjen e gjithë Greqisë, por edhe atë ndërkombëtare.

Në një lidhje "live" për “Ftesë në 5”, ajo tregon se ç’ndodhi pasi kamera e fokusoi në tribunë gjatë ndeshjes Olympiacos-Villeurban.

Bukuroshja 24-vjeçare tregon se nuk priste që diçka e tillë të ndodhte, ndërsa thotë se pas ndeshjes miqtë e njoftuan se ishte bërë virale.

Marigona shprehet krenare për origjinën e saj, ku duke folur për jetën e saj tregon se si ka emigruar që e vogël nga Kosova, por është rikthyer për ta vizituar sërish.

“Isha në shok. Mendonin që isha greke. Po jam shumë krenare që jam nga Kosova.

Kur isha 4 vjeç familja ka vendosur të shkojë në Gjermani. Para shtatë vitesh kemi ardhur në Greqi për të jetuar me shokun tim.

Gjermania dhe Greqia janë shumë ndryshe, na pëlqen jeta këtu për shkak të detit.

Në punë ndihmoj shokun tim, merret me ora të shtrenjta. Kam pasur oferta për modeling, edhe shumë të tjera në televizion,

Me shokun tim jemi njohur në Gjermani, kemi vendosur të vijmë vetëm për pushime, na ka pëlqyer vendi dhe vendosëm të qëndronim.

Në gusht ishim në Kosovë, i kam treguar ku jam rritur. Kemi qenë edhe në Shqipëri, i pëlqen.

Dëgjon shumë edhe muzikë shqip. Nëse do kishte pasur det në Kosovë do kishim jetuar atje”, tregon ajo.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme të punonte për ndonjë projekt televiziv në Shqipëri, 24-vjeçarja tha: “Pse jo?”

Greqia kërkon ta dëbojë

Bukuroshja që ka lindur në Gjermani por jeton në Athinë me partnerin e saj, që është një biznesmen i njohur grek, është ftuar në disa emisione televizive të mëngjesit dhe mbrëmjes pasi fotot e saj në tribunë bën xhiron e rrjetit dhe llogaria në Instagram iu rrit nga 90 ndjekës në 173 mijë.

Marigona ka shpjeguar në intervistat për mediat helene se nuk e priste të bëhej virale, ndërsa përmendi se ka marrë oferta edhe për modeling dhe pjesëmarrje në projekte televizive. Njëkohësisht, ajo rrëfeu edhe për përvojën e saj si infermiere në Gjermani, por edhe për mbështetjen që merr nga partneri i saj, me të cilin tashmë jeton në Athinë.

“Nuk ishte plani im që të bëhesha virale, u trondita, por ishte vërtet fantastike. Nuk e prisja që të ndodhte diçka e tillë. Kam pasur disa oferta modelingu, kam studiuar për infermieri në Gjermani. Në të kaluarën më kanë ofruar dhe projekte të tjera si Survivor dhe The Bachelor. Në fillim isha konfuze sepse jam më shumë introverte. Pas gjithë kësaj, thashë ta provoj dhe të bëj publik profilin tim në Instagram”, tha ajo.

Ndërsa për partnerin e saj, ajo u shpreh: “Partneri im është nga Selaniku. Në fillim qëndruam atje dhe kur erdhëm në Athinë për një ndeshje të Olympiacos, na pëlqeu qyteti dhe vendosëm të qëndronim këtu. Ai më mbështet në çdo gjë, nuk është aspak xheloz për mua”.

Por, vajza simpatike nga Kosova rezulton se ka probleme me ligjin, pasi nuk posedon dokumentet e nevojshme për të jetuar ligjërisht në shtetin helen. Mediat greke raportojnë se Marigona është arrestuar dhjetorin e kaluar nga policia e Livadhias pasi nuk ka leje qëndrimi dhe prej atëherë ajo ka nisur një betejë ligjore për të anuluar deportimin e saj.

Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua gjatë një kontrolli të rastësishëm policor dhe autoritetet në Livadhja  vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga Greqia.

Në vend që të largohej nga Greqia, Marigona zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo ka deklaruar para autoriteteve helene se jeton në vend që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare fëmijësh dhe në shërbime katering.

Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj. Por, 24-vjeçarja është përpjekur të shpjegojë se nuk e imagjinon jetën e saj larg Greqisë.

“Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk e di se si do të filloj nga e para”, është shprehur Marigona për mediat greke, ndërsa këmbëngul se do të përdorë çdo mjet ligjor të disponueshëm për të mos u larguar nga Athina.

 

ME TE LEXUARAT