Fitorja e  8 mijë eurove në lloto “mollë sherri” me klanin Duka, pistat, si u vra Klaudio Prendi

Aktualitet

Fitorja e  8 mijë eurove në lloto “mollë sherri”

Ata që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë.

Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi. Deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit.

 Një burim u shpreh se ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio administronte një ëebsite llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar për gati tetë mijë euro lojë disa të rinj, të afërm të klanit Duka. Por kjo e dhënë është përftuar nga dëshmitarë të tërthortë dhe për këtë arsye policia I ka pyetur të rinjtë që dyshohet se kanë patur konfliktin.

Me dy makina të bllokuara si prova , njëra e viktimës dhe tjetra e autorëve ekspertët janë vënë në kërkim të kamerave të sigurisë si kjo ku shfaqet brenda pak sekondash momenti I vrasjes së tij. Edhe një pistoletë e bllokuar në makinë cilësohet si provë e vlefshme, njësoj si dëshmia e dy efektivëve që ishin personat e fundit që e takuan.

Dy policët kanë treguar se  e takuan rastësisht të ndjerin dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.

Nga ana tjetër për hetuesit është e qartë se Klaudio Prendi është djali i një gjyqtari, i cili ka dhënë vendime ndaj grupeve kriminale, një ndër to dënimi i Salvadore Letizias anëtar i Kamoras.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion