Regjistroi pronën me dokumente false, ish-kreu i Kadastrës së Durrësit që u arrestua sot, djali i tezes së Monika Kryemadhit

Aktualitet

Regjistroi pronën me dokumente false, ish-kreu i Kadastrës së

Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ardian Kona, 52 vjeç, është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e PL-së, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjithashtu po me urdhër të SPAK janë sekuetsruar dy pasuri të Monika Kryemadhit.,

Policia gjyqësore ka ekzekutuar vendimin duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndërsa janë njoftuar edhe pronaret e banesave Monika e Fatime Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë është nën hetim nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin Ilir Meta nën dyshimet për korrupsuon, pastrim parash e fshehje pasurie.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion