“Ti po thua që jam njeri i keq?”, tjetër sherr mes Eglës dhe Romeos! S'përmbahet aktorja: Avullohu!

Showbiz

“Ti po thua që jam njeri i keq?”, tjetër sherr mes

Egla dhe Romeo kanë patur një raport të afërt deri më tani në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”, por duket se miqësia mes tyre ‘është krisur’ pas një ngjarjeje të ndodhur në ‘prime-n’ e të martës. Teksa Romeo u zgjodh lider dhe kishte mundësinë e zgjedhjes së tre banorëve për t’i dhënë imunitet, emrat që ai tha ishin Heidi, Lidi dhe Egla.

Duket se banores nuk i pëlqeu që u zgjodh e fundit nga Romeo, duke nisur kështu debatet mes tyre në shtëpi. Gjatë ‘prime’ të sotëm, Romeo u shpreh:

Romeo: Unë Eglës nuk i kam dalë kurrë kundër, nuk e kam qëlluar kurrë. Kur ajo s’ka qenë pjesë e kësaj shtëpie, unë kam folur për të. Unë nuk ia kthej ofendimet që bën ajo, se s’dua të bëj të njejtën gjë, dhe do komentohet a i thuhet një gruaje kjo… Por a i thuhet një burri kjo?

Egla: Sfumove atë sjellje me veprimin tënd të fundit…

Romeo: Ku e kam qëlluar unë Eglën?

Ledioni: Ti e shikon Eglën në finale?

Romeo: Po, e shikoj. Nuk duhet të jesh njeri i mirë të shkosh në finale…

Egla: Ti po thua që unë jam njeri i keq?

Romeo: Të qëllosh njerëzit e tu, patjetër.

Egla: Avullohu…

Arbër: Është hipokrizi. Nuk mund ta shohësh dikë në finale dhe pastaj ta shash. Sjellja e Eglës ka një lloj kontradikte…

Ori: Nuk di cilat janë gjestet e Eglës të mëdha të respektit ndaj Romeos…

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion