Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh G7-ën për të diskutuar përgjigjen ndaj Iranit

Bota

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të thërrasë një takim të udhëheqësve të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-ës, bëri thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar burime brenda Zyrës së Kryeministres.

Takimi pritet të zhvillohet në orët e para të pasdites, sipas kohës në Evropë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Biden tha se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin që “t’i rrëzonte pothuajse të gjitha”.

Pesë orë nën sulm nga Irani, kostoja marramendëse e luftës për Izraelin

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Mbrojtja e Izraelit nga sulmi i Iranit me raketa dhe me dronë vlerësohet të ketë kushtuar mbi 1.3 miliardë dollarë.

Kjo vlerë monetare mendohet të jetë shpenzuar në karburant reaktiv, përgjues të raketave tokë-ajër, raketa ajër-ajër dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat u përdorën nga grupi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Sakaq, vetëm një raketë hipersonike anti-balistike “Shigjeta 3”, besohet se kushton midis vlerës  5-20 milionë dollarë.

Autoritete izraelite thanë se në bashkëpunim me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën kanë shkatërruar rreth 99 % të raketave dhe dronëve që vinin nga shteti i Iranit.

Mediat ndërkombëtare duke cituar burime të besuara, njoftuan se sulmi i Iranit kundër Izraelit ka zgjatur rreth pesë orë

13:30- Britania “mburojë” e Izraelit, Rishi Sunak: Rrëzuam dronët iranianë me avionët tanë!

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka konfirmuar se kanë qenë avioanët britanike që kanë rrëzuar dronët e Iranit, që sulmuan Izraelin mbrëmjen e kaluar.

12:18-Sulmi i Iranit, kërcënon Putini: Nëse SHBA mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur thotë Putin.

11:40- "Nëse hakmerreni...", Irani paralajmëron me një sulm më të madh Izraelin, “kërcënon” dhe SHBA-të

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Irani ka përsëritur paralajmërimet për Izraelin ditën e sotme, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmit të tij të paprecedentë në territorin izraelit dhe se hapat e tij të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri, i tha televizionit shtetëror se nëse izraeliti hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës, shkruan BBC.

Irani paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin se nëse mbështesnin Izraelin të hakmerrej, kjo do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

Më parë, misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51, dhe tha se vendi e konsideroi “çështje të përfunduar” pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë “një gabim tjetër”. 

10:06- Lufta me Iranin, natë makthi për Izraelin, 12 persona përfundojnë në spital

Përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme? Biden mbledh

Banorët izraelitë përjetuan një natë plot tension dhe ankth, pas sulmit të Iranit me dronë dhe raketa.

Sipas informacioneve të një përfaqësuesi të Spitalit Universitar Soroka, në qytetin Be’er Sheva, 12 persona kanë përfunduar në spital, pas goditjeve me raketa në jug të Izraelit.

Ndërsa një 7-vjeçare nga rajoni i Aradit ka mbetur e plagosur rëndë nga copëzat e raketës. Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë ndodhet e shtruar në reanimacionin pediatrik.

Tetë persona të tjerë janë shtruar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital për sulme ankthi.

 

 

ME TE LEXUARAT