“Ti je mariuana ime”, Antonela dhe Arsimi nuk ndalin dedikimet për njëri- tjetrin (Foto)
Lajmifundit
/
7 Maj 2021, 09:33
Showbiz

Arsimi dhe Antonela vazhdojnë të ngacmimet nëpër rrjetet sociale dhe nuk kuptohet mos është ndonjë loje mes tyre, për të bërë xhelozë një pale të tretë, apo mes tyre vërtetë ka diçka. Çdo ditë që kalon, çifti ka një dedikim për tjetrin.
Një ditë më parë, Arsimi ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të tij të veshur me këmishë të bardhë dhe pantallonat të zeza. Teksa, foton e tij e ka ndarë në “Instagram” edhe Antonela.

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”, ka shkruar krahas fotos Antonela. “Ti je mariuana ime”, ia ka kthyer Arsimi.


