SHBA thirrje vendeve perëndimore për investimet kineze: Duhet të jeni të kujdesshëm

Bota

SHBA thirrje vendeve perëndimore për investimet kineze: Duhet të

Një thirrje ka ardhur nga SHBA, për vendet perëndimore, lidhur me investime kineze në ekonominë e secilit. Ka qenë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në një intervistë për BBC që bëri thirrjen, duke hequr dyshimet se kërkon që këto shtete të zgjedhin mes Kinës dhe SHBA.

“Ne e pranojmë se vendet kanë marrëdhënie me Kinën, kanë interesa me Kinën. Ne nuk përpiqemi të themi duhet të zgjidhni midis Kinës dhe SHBA-së”, tha Blinken.

“Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me atë se saktësisht cila është natyra e këtij investimi. Nëse po investon në industri strategjike, asete strategjike, kjo është diçka që vendet duhet ta shohin me shumë kujdes”,shton më tej ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, sekretari amerikan tha se Ëashingtoni është në favor të mbështetjes së sistemit ndërkombëtar, që siç theksoi ai është i bazuar “në rregulla që ne dhe ndër të tjera Mbretëria e Bashkuar kemi investuar shumë me gjenerata dhe kjo ka qenë një përfitim për ne dhe vendet përreth botës”.

Blinken po ashtu argumentoi se SHBA-ja nuk do të pranojë kur “dikush” minon sistemin duke mos luajtur sipas rregullave, sistem të cilin e quajti “garantues më të mirë të paqes, progresit dhe stabilitetit që bota ka parë”.

ME TE LEXUARAT